Sinner dhe Alcaraz befasojnë pak ditë para turneut kanadez

Sinner Alcaraz
Sinner Alcaraz

Turneu i parë madhor pas Wimbledonit, Toronto Masters 1000, do të zhvillohet pa katër prej pesë emrave kryesorë të renditjes botërore.

Jannik Sinner, Carlos Alcaraz, Jack Draper dhe Novak Djokovic kanë konfirmuar tërheqjen nga eventi kanadez që nis më 27 korrik, për shkak të lodhjes fizike apo dëmtimeve të lehta.

Tenistët kanë bërë të ditur mungesën përmes postimeve në rrjetet sociale, duke theksuar nevojën për rikuperim pas një periudhe intensive, ku luajtën në dy Grand Slam radhazi — Roland Garros dhe Wimbledon.

Toronto shënon rikthimin e sezonit në fushat me cement, si pjesë e përgatitjeve për US Open.

Megjithatë, pritet që të gjithë emrat e mëdhenj të rikthehen në turneun pasardhës, Mastersin e Cincinnati-t, që nis më 7 gusht.