
Kombëtarja e Kosovës U17 në hendboll për vajza e ka nisur me humbje Kampionatin Evropian B, që po mbahet në Prishtinë.
Në ndeshjen e parë, vajzat tona u mposhtën nga Bullgaria me rezultat 35:29, në një përballje të fortë dhe me shumë intensitet.
Tani, të përzgjedhurat e Kosovës do të kërkojnë të rikthehen te fitorja në ndeshjen e radhës, ku përballë do ta kenë Finlandën.
Kjo sfidë zhvillohet sonte (e hënë) nga ora 19:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, dhe konsiderohet vendimtare për vazhdimësinë e skuadrës në këtë kampionat.
Vetëm një fitore do të mbante gjallë shpresat për një ecuri të suksesshme drejt objektivit të madh – trofeut.
Kjo pritet të jetë një tjetër përballje e vështirë, por vajzat tona kanë dëshmuar se kanë potencialin dhe shpirtin luftarak për të reaguar.