Starton Superliga e Kosova – katër ndeshje sot në orar

Foto: SHpend Ahmeti

Sot (e diel) rikthehet emocionin futbollistik në elitën e Kosovës, me katër ndeshje interesante që hapin javën e parë të kampionatit.

Në Klinë, Dukagjini i Ismet Munishit pret Prishtinën e Arsim Thaçit, një duel që gjithmonë premton rivalitet të lartë.

Në anën tjetër, Malisheva do të kërkojë start pozitiv para tifozëve të saj në “Liman Gegaj”, ku përballë ka të sapopromovuarën Prishtina e Re.

Llapi do të udhëtojë drejt Skenderajt për t’u sfiduar me Drenicën, që pas rikthimit në Superligë synon ta nisë me rezultat pozitiv.

Ndërkaq, një tjetër përballje e fortë zhvillohet në Ferizaj, aty ku vendasit përballen me Dritën – ndeshje që pritet të jetë e zjarrtë, duke ditur se “Ujqit” sezonin e kaluar ishin rival të vështirë në shtëpi.

superliga
superliga

Të gjitha ndeshjet e sotme nisin nga ora 16:30.