
Ballkani nesër do të zvhillojë ndeshjen e 35-të ndërkombëtare, kurse ka regjistruar dy paraqitje në grupe të Conference League, vetëm edhe Skënderbeu i Korçës nga skuadra shqiptar kanë nga dy paraqitje në grupe, veçse skudra shqiptare, në njërin edicion ishte pjesëmarrëse në Europa League

Ballkani nesër nga ora 20:30 në „Fadil Vokrri“ pret skuadrën nga Malta, Floriana e cila në garat ndërkombëtare garon nga viti i largët, 1961. Megjithatë, skuadra me e trofeshme e Maltës me 26 tituj të fituar sa ka edhe Sliema Wanderers, vetëm një herë ka kaluar deri në raundin e tretë të ndonjë gare, duke mos llogaritur ish-garën e dikurshme, Inter Toto Cup, kur në dy raste ishe pjesëmarrëse, 1995 dhe 1997, duke regjistruar vetëm një barazim në tetë duele.
Skudra tre-herë kampione e Kosovës, edicionin e kaluar kishte dështuar të kualifikohet tutje dhe të inkuadrohej për herë të tretë rresht në grupe, çka pasuan reforma në klub. Ilir Daja, treneri që revolucionalizoi futbollin tonë ekipor në pjesëmarrje në gara ndërkombëtare, la skuadrën për të marrë Dinamon e Tiranës.

Daja u zëvendësua me tjetër trajner nga Shqipëria, Orges Shehin, ish-portierin e Skënderbeut, ku kishte lën nam, po në Evropë, po me Ilir Dajën (dhe Mirel Josën më herët).
Megjithatë, Shehi nuk ka shkëlqyer në Evropë nga 12 paraqitje sa ka si trajner me Tiranën dhe Partizanin (12 2-3-7 10:17). Në dy raste ka kaluar raundin e parë. Ishte edicioni 2023, kur pas barazimit 1-1 në Tiranë, në Batumi kishte bërë befasinë duke mposhtur vendasit e Dinamos, 2-1. Pastaj ishte eliminuar nga Beshiktashi i Turqisë.
Një vit më herët, në debutimin personal Evropian, me Tiranën në Champions dhe Conference kishte pësuar fiasko të vertetë, 4 ndeshje ka humbje, me Dudelange të Luksemburgut dhe Zrinjskin e Mostarit të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Në vitin e fundit në Evropë, më 2024, me Partizanin e Tiranës, nga 4 ndeshje kishte fituar një takim, dy herë baras dhe një të humbur. Kishte kaluar përballë Marsaxlokk të Maltës (1-1/2-1), ndërsa kishte pësuar humbje në raundin e dytë të Conference në Gjeorgji ndaj Ibera, 2-0 dhe poa gola 0-0 në Tiranë. Më pastaj ishte ndarë me „demat e kuq“ dhe nga muaji dhjetor i vitit 2024 është nën udhëheqjen e Ballkanit.