
Përballja miqësore ndërmjet Serbisë dhe Sllovenisë, e zhvilluar në “Arenën” e Beogradit e mbushur plot, nuk kaloi pa tensione jashtë parketit. Gjatë pushimit mes pjesëve, tifozët krijuan një atmosferë të zjarrtë me mesazhe të qarta proteste kundër regjimit.
Një pjesë e madhe e publikut shprehu përkrahjen për kërkesat e studentëve, pas tragjedisë së ndodhur në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 persona.
Nga raportimet e gazetarëve të Sport Klub, në terren, përcjellë Kërlaçki, mësohet se presidenti i Republikës Srpska etniteti serb i krijuar pas gjenocidit ndaj boshnjakëve në Bosnjë dhe Hercegovinë, Milorad Dodik, u prit me fishkëllima nga publiku, çka u shoqërua menjëherë me rritje të zërit të muzikës në sallë për të zbutur reagimin.
Navijači pumpali u Areni i oterali Dodika iz hale
U Areni se igra prijateljska košarkaška utakmica između Srbije i Slovenije, a tik pored terena sedi i Milorad Dodik, predsednik Republike Srpske sa oduzetim mandatom.
Međutim, navijači su, čim su ga videli, burno reagovali i… pic.twitter.com/ApiCTf3YAm
— Bez Cenzure (@BCenzure) August 21, 2025
Ndërkohë, në fillim të pjesës së dytë, nga tribuna u dëgjuan edhe thirrje fyese ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në Serbi, tani e një vit po mbahen protesta kundër regjimit të Vuqiçit, por tifozët ende nuk janë perzier, vetëm ata të Partizanit të cilët e akuzojnë presidentin serb si “zvezdash” dhe fajtorin kryesor për rrënimin e klubit të tyre, Partizani. Por, në Serbi, po thuajse të gjitha klubet sportive mbahen me fonde shtetërore të diktuara nga vetë regjimi i cili ndanë dhe vetë i prenë fondet duke paracaktuar edhe skuadrat kampione.
“Zdravo Ana! Na košarkaškoj utakmici Srbija – Slovenija se pumpa jako. Izviždan je Dodik” pic.twitter.com/V1asGo9T2G
— Ćutanje nije zlato (@nije_zlato) August 21, 2025