
Pavarësisht distancës së madhe, tifozët legjendarë të Hajduk Split – Torcida Split – kanë udhëtuar në Baku të Azerbajxhanit për të mbështetur skuadrën e tyre në përballjen ndaj Zira FK, e mbyllur në barazim 1:1.
Ky udhëtim i gjatë prej afro 8,000 kilometrash vajtje-ardhje tregon edhe një herë përkushtimin dhe pasionin e palodhshëm të tifozëve të klubit kroat në arenën ndërkombëtare, përcjellë “Kërlaçki”.
Torcida, një nga grupet më të vjetra dhe më të njohura të tifozëve ultras në Evropë, ka qenë gjithmonë në ballë të mbështetjes për Hajdukun, qoftë në shtëpi apo në transfertë.
Prania e tyre në Baku është një tjetër dëshmi e besnikërisë së tyre ndaj klubit dhe e gatishmërisë për të ndjekur ekipin kudo që ai luan.
Atmosfera në kryeqytetin azerbajxhanas është gjallëruar nga prezenca e Torcidës, e cila ka sjellë me vete energjinë, koreografitë dhe zërin e fuqishëm të tribunës kroate.
Pavarësisht largësisë, zëri i tyre nuk ka munguar për të motivuar lojtarët dhe për të krijuar ndjesinë e “shtëpisë” në një ambient të huaj.
