Torcida vazhdon protestat, pavarësisht fitores bindëse të Trepçës në xhiron e parë!

Torcida
Torcida

Torcida vazhdon me këmbëngulje kërkesat e saj për ndryshime në klub, duke përsëritur se protestat nuk do të ndalen edhe në stadium deri në largimin e kryesisë aktuale.

“Protesta jonë nga qyteti prap do të vazhdojë edhe nga stadioni deri kur kjo kryesi të largohet nga klubi ynë”, u shprehën ata në Facebook, përcjellë “Kërlaçki”.

Sot, Torcida ishte e pranishme në ndeshjen e Trepçës në Mitrovicë, ku skuadra e filloi mbarë kampionatin e ri në Ligën e Parë, duke mposhtur Istogun me rezultat bindës 4-1.

Trepça synon të rikthehet në Superligë, duke treguar ambicie të qarta për këtë sezon.

Golashënuesit e takimit ishin: Anni Kenneth (dy gola), Padu Carvalho dhe Sylas Gabriel.

Edhe pse skuadra shënon rezultate pozitive, pakënaqësitë e Torcidës ndaj drejtimit të klubit vazhdojnë, duke krijuar kontrast mes performancës në fushë dhe tensioneve jashtë saj.

trepca-istogu 41
trepca-istogu 41