Tragjedi në familjen e futbollistit të Bayern Munich: Humb jetën djali 6-vjeçar

Alianz Arena

Portieri i Bayern Munich, Sven Ulreich, ka njoftuar një humbje të rëndë personale: vdekjen e djalit të tij gjashtëvjeçar, Len, i cili ndërroi jetë disa javë më parë pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë.

Lajmi u bë publik nëpërmjet një postimi të ndjerë në rrjetet sociale, ku Ulreich ndau dhimbjen e thellë dhe vështirësinë e këtij momenti për familjen e tij.

“Me hidhërim të thellë dëshirojmë të njoftojmë se djali ynë Len ndërroi jetë disa javë më parë pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë. Bërja publike e këtij lajmi është një vendim jashtëzakonisht i vështirë për ne, por përfaqëson një hap të rëndësishëm për familjen tonë, duke sjellë qartësi si për komunitetin tonë ashtu edhe për publikun. Së bashku me vajzën tonë, tani po përpiqemi, hap pas hapi, të gjejmë rrugën tonë për t’u rikthyer në jetë,” tha Ulreich për revistën e klubit Bayern Magazin.

ulreich
ulreich

Ai falënderoi thellësisht familjarët, miqtë dhe klubin Bayern Munich për diskrecionin dhe mbështetjen e pakushtëzuar gjatë muajve të vështirë që lanë pas.

Mbështetja, siç theksoi ai, ka qenë jashtëzakonisht e rëndësishme për të dhe për familjen në përballimin e kësaj dhimbjeje.

Në përmbyllje, Sven Ulreich iu drejtua publikut dhe mediave me një lutje për mirëkuptim dhe respektim të privatësisë së familjes, duke kërkuar që të përmbahen nga pyetje ose deklarata të mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje tragjike.

tragjedi në familjen e futbollistit të bayern munich humb jetën djali 6-vjeçar
tragjedi në familjen e futbollistit të bayern munich humb jetën djali 6-vjeçar