
Anësori i ri i Romës, Leon Bailey, i huazuar nga Aston Villa, ka pësuar një lëndim që në seancën e tij të parë stërvitore në Itali, ka konfirmuar klubi nga Serie A.
Bailey iu bashkua Romës të mërkurën me një marrëveshje që përfshin opsionin për blerje të kartonit.
Megjithatë, po atë ditë, klubi njoftoi se anësori ka “pësuar një dëmtim të dyshuar në myotendinën e rectus femoris të këmbës së djathtë.”
Roma shtoi se Bailey do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme diagnostikuese për të përcaktuar shkallën e dëmtimit, i cili, nëse konfirmohet, pritet ta mbajë jashtë fushave për disa javë.
Më herët, talenti i Barcelonës, Ibrahim Diarra, u përjashtua nga i gjithë parasezoni pikërisht për shkak të së njëjtës lëndim.
Bailey është lojtari i dytë që vjen nga Premier League te Roma këtë verë, pas transferimit të sulmuesit të Brightonit, Evan Ferguson, ndërsa për Aston Villan ka regjistruar 144 paraqitje.
