
Një ndër ndeshjet më spektakolare të këtij fillim-sezoni në Superligën Rumune u zhvillua mes CFR Cluj dhe FC Botoșani, që përfundoi në një barazim dramatik 3-3. Vendasit kaluan në avantazh tre herë gjatë takimit, por nuk arritën të mbyllin ndeshjen me fitore, duke humbur një mundësi të artë për t’u afruar me kreun.

Lindon Emerlalu, rikthyer nga dëmtimi, hapi serinë e golave në minutën e 19-të me një goditje të saktë nga zona. Emërllahu u kthye në skuadër pas katër ndeshjeve pa luajtur pas lëndimit të pësuar, ndërsa ka shënuar golin e tij të parë në sezoni e ri ku në tre garat zyrtare ka regjistruar 6 paraqitje.
Pak para pushimit, Andrei Cordea shënoi golin e tij të parë me fanellën e CFR, pas një pasimi perfekt nga Meriton Korenica.
CFR kaloi për herë të tretë në avantazh me një gol të bukur nga Meriton Korenica. Ishte kjo paraqitja e 10-të e Korenicës, në kampionatin rumun dhe ndeshjet e Evropës, duke shënuar golin e parë në sezonin e ri dhe asistimi i 4-të.
Rezultati final: 3-3
CFR ngjitet në vendin e 12-të me vetëm 5 pikë pas 5 javësh, ndërsa Botoșani mban vendin e 6-të me 9 pikë, duke u futur përkohësisht në zonën play-off.