Valmir Nafiu rinovon me FC Ferizaj!

Valmir Nafiu Ferizaj
Valmir Nafiu Ferizaj

FC Ferizaj ka konfirmuar zyrtarisht vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin me përvojë, Valmir Nafiu, i cili do të jetë pjesë e ekipit edhe në sezonin 2025/26 të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Valmir Nafiu
Valmir Nafiu

Nafiu iu bashkua skuadrës në afatin kalimtar të janarit dhe kishte ndikim të menjëhershëm në fushë. Në 16 ndeshje të zhvilluara, ai realizoi 4 gola dhe dhuroi 2 asistime, duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në arritjen e objektivit për qëndrimin në elitën e futbollit kosovar.

Me teknikën, fleksibilitetin dhe përvojën që sjell, ai pritet të luajë rol kyç edhe në edicionin e ri, duke shtuar cilësi në fazën sulmuese të ekipit të drejtuar nga trajneri Arsim Abazi.

“Nafiu do të jetë sërish pjesë e rëndësishme e ekipit tonë në vazhdim të rrugëtimit në Superligë”, thuhet në njoftimin e klubit ferizajas.

Sulmuesi 30-vjeçar ka një CV të pasur ndërkombëtare, duke luajtur më parë për ekipe si Hamburg (Gjermani), APOEL Nicosia (Qipro), Skënderbeu (Shqipëri), MFK Košice (Sllovaki), Renova, Otrant, Shkëndija dhe Gjilani.

Ferizaj siguron një emër të provuar për sezonin e ri – një përforcim nga brenda që pritet të japë garanci në fushë.