
Malisheva u eliminua me turp nga Liga e Konferencës pas një humbjeje dërrmuese 8-0 ndaj Vikingurit në Islandë, ndërsa rezultati i përgjithshëm shkoi në 9-0.
Het-triku i Hansen dhe kartoni i kuq i Agon Xhakës thelluan krizën e skuadrës kosovare.
Vikingur dominoi në të dyja pjesët, duke shënuar pa mëshirë dhe përjashtuar çdo shpresë për Malishevën në Evropë.
Më poshtë të gjitha golat e shënuara në ndeshjen e dytë, ku Malisheva, pësoi humbjen më të thellë të një klubi kosovar që nga pranimi.