
Gazetari i njohur Fabrizio Romano ka konfirmuar se Arsenal ka arritur marrëveshje për transferimin e Viktor Gyökeres (27) nga skuadra portugeze Sporting Lisbona.
Sulmuesi më i rrezikshëm i Evropës, pas negociatave të gjata, do të transferohet në Londër për një shumë prej 63.5 milionë eurosh, me edhe 10 milionë euro të tjera në formë bonusesh të mundshme. Ai pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare.
Gyokeres u bashkua me klubin nga Lisbona verën e vitit 2023 nga skuadra angleze e ligës së dytë, Coventry, në një transferim prej 24 milionë eurosh. Në dy sezonet me Sportingun, ai ka shënuar 97 gola dhe ka dhënë 28 asistime.