Vllaznia zbret në „Loro Boriçi“, pret „masakruesit“ e Malishevës

Vllaznia zbret në „Loro Boriçi“, pret „masakruesit“ e Malishevës
Vllaznia

Vllaznia është e vetmja skuadër shqiptare që kaloi raundin e parë të Conference League, ndërsa Dinamo starton nga ky raund, kurse Egnatia po ashtu, por vetëm pas eliminimit, po nga kampionët islandez, vend ky i cili vjen Vikingur Reykivik që eliminoi turpërisht skuadrën tonë, Malishevën (9-0).

Shkodranët ndeshjen e parë luajtën në Elbasan shkak punimeve në stadiumin e tyre në Shkodër, „Loro Boriqi“ me kapacitet prej 16.000 vendesh.

Vllaznisa dhe Vikingur Reykjavikut, takohen në kuadër të raundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League. Për skuadrën shkodrane, kjo ndeshje përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën e saj për të ëndërruar fazën e grupeve. Ndërsa nga bastoret kompanitë e basteve, skuadra mysafire konsiderohet favorit i lehtë, mbase edhe përvojën që kanë kaluar edicionin e kaluar në grupe, por edhe fitores së thellë në raundin e parë ndaj Malishevës.

Ndeshja nis në orën 20:30 dhe pritet të zhvillohet në një atmosferë të mirë para një publiku që ka treguar vazhdimisht besnikëri ndaj ekipit të qytetit. Vllaznia vjen në këtë përballje pas një paraqitjeje të qëndrueshme në raundin e parë, ku, megjithëse pati ulje-ngritje, arriti të sigurojë kualifikimin.

Vllaznia
Vllaznia

Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini në konferencën për shtyp përpara takimit, theksoi se skuadra është e motivuar dhe e përgatitur, si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë taktik. “Nuk është një ndeshje e lehtë, por kemi besim te forca jonë dhe te mbështetja e tifozëve. Do të luajmë për fitore”, u shpreh ai.

Sa i përket formacionit, priten pak ndryshime krahasuar me ndeshjet e mëparshme, me synimin për të ruajtur stabilitetin në mesfushë dhe për të shfrytëzuar shpejtësinë në krahë. Vëmendje e veçantë i është kushtuar fazës mbrojtëse, për të përballuar presionin që mund të vijë nga një skuadër si Vikingur, që di të përfitojë nga gabimet.

Nga ana tjetër, trajneri i ekipit islandez Solvi Ottesen, ka deklaruar se nuk e nënvlerësojnë aspak kundërshtarin dhe se presin një përballje të fortë në një ambient të vështirë. “E dimë që Vllaznia ka histori dhe tifozëri. Do të jetë një sfidë që kërkon kujdes maksimal”.