Volejbollistet e Sllovenisë refuzojnë të shtrëngojnë duart me izraelitet

Sllovenia- Izrael
Sllovenia- Izrael

Kombëtarja e femrave e volejbollit e Sllovenisë mposhti bindshëm Izraelin me rezultatin 3:0 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, por rrezikon të përballet me ndëshkim, përcjellë Kërlaçki.

Sllovenet e mbyllën fazën kualifikuese me sukses të plotë, duke shënuar gjashtë fitore në po aq ndeshje. Megjithatë, vëmendjen kryesore e mori një moment në fillim të takimit.

Volejbollistet sllovene refuzuan të shtrëngonin duart me kundërshtaret izraelite – një veprim që bie ndesh me rregulloren, pasi shtrëngimi i duarve është praktikë e detyrueshme sipas Federatës Evropiane të Volejbollit. Si pasojë, ekipi slloven mund të përballet me masa disiplinore.

sllovenia - izrael
sllovenia izrael

Përfaqësueset izraelite mbetën të tronditura nga ky gjest, ndonëse për shumëkënd është e kuptueshme që, për shkak të luftës në Gaza dhe akuzave për gjenocid, përfaqësuesit izraelitë nuk priten mirë në shumicën e vendeve të botës.

“Në një akt jolojtar, volejbollistet sllovene nuk u shtrënguan duart me lojtaret izraelite në fillim dhe në fund të ndeshjes, siç është zakonisht. Delegacioni izraelit dorëzoi një ankesë zyrtare te delegati i ndeshjes, i cili e përfshiu incidentin në raportin e tij”, thuhet në deklaratën e Federatës Izraelite të Volejbollit.

Kapitenja e ekipit izraelit, Galit Davash, pas përfundimit të ndeshjes deklaroi: “Nuk kam koment për këtë veprim të skuadrës sllovene – kjo është çështje e tyre”.