
Klubi, ndoshta me tifozerinë më të zjarrtë në Kosovë, nga Superliga e ndanë vetëm penalltitë me Llapin, tani është duke u riorganizuar nga udhëheqja e klubit deri te ndryshimet në ekip, por më e rëndësishmja, pjesë e skuadrës do të vazhdojnë të mbesin shtabi i njëjtë teknik, i prirë nga kryetrajneri Armend Dallku dhe ndihmësit, Agon Ramadani, Artan Luzi dhe Rinor Xhemaj.
Në skuadër pritet të rikthehet pas shumë vitesh, sulmuesi i njohur i shumë skuadrave, Ahmed Januzi, por po ashtu pritet të largohet edhe njëri prej futbollistëve më të mirë të skuadrës, Bujar Shabani i cili po kërkohet me këmbëngulje nga Feronikeli.
Vushtrriasit pritet të sigurojnë edhe nënshkrimin e futbollistit nga Prishtina e Re, Fati Ismaili.
Kurse, lajmi më i rëndësishëm, pritet të ndodh me emërimin si kryetar të klubit, ish-Gjeneralin e Forcave të Armatosura të Kosovës, si dhe ish-kryetari i FC Prishtina, Rrahman Rama.
Si duket, njeriu kryesor në hije i klubit, sponsori gjeneal i shumë kompanive me renome, Shaip Mikullovci, ka vendosur që sivjet mos të lejojë asnjë pengesë rrugës për rikthim në Superligë.
Hinterlasse jetzt einen Kommentar