Walker firmos për klubin e sapo promovuar në Premier Ligë

Kyle Walker

Mbrojtësi i krahut të djathtë i Anglisë, Kyle Walker (35), ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Burnley-n, klubin e ri të promovuar në Premier Ligë. Walker, i cili kishte edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me Manchester City-n, vendosi të bashkohet me Burnley-n, ku do të punojë nën drejtimin e menaxherit Scott Parker, ish-bashkëlojtar i tij në Tottenham dhe në ekipin kombëtar. Parker ka udhëhoqur Burnley-n për t’u rikthyer në elitën e futbollit anglez pas një sezoni të suksesshëm në Championship.

Walker është shprehur i entuziaziazmuar me këtë mundësi, duke theksuar se pas bisedave me Parker dhe duke dëgjuar për planet e tij për sezonin e ardhshëm, ai e priti me gëzim mundësinë për t’u bashkuar me Burnley-n. Ai gjithashtu vlerësoi arritjen e Burnley-t për të siguruar promovimin në Premier Ligë me 100 pikë nga 46 ndeshje.

Gjatë karrierës së tij, Walker ka regjistruar 96 ndeshje me ekipin kombëtar të Anglisë dhe ka luajtur 410 ndeshje në Premier Ligë. Ai ka fituar gjithsej gjashtë tituj kampionë të Premier Ligës, dy FA Cup dhe një Ligë të Kampionëve me Manchester City-n. Në janar, ai u huazua te AC Milan, por klubi italian nuk e aktivizoi mundësinë për ta blerë. Sipas mediave angleze, Burnley ka paguar 5 milionë funte (rreth 5.8 milionë euro) për të blerë vitin e mbetur të kontratës së Walker-it me Manchester City-n.

Hinterlasse jetzt einen Kommentar

Kommentar hinterlassen