Xherdan Shaqiri i shënon golin e parë Copenhagenit në Evropë

Xherdan Shaqiri
Xherdan Shaqiri

FC Basel ka kaluar në epërsi ndaj FC Copenhagen në ndeshjen e parë të raundit Play-Off të Ligës së Kampionëve, falë një goli nga ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Në minutën e 12-të të takimit, gjyqtari akordoi një penallti për skuadrën zvicerane, pas një ndërhyrjeje në zonë. Ishte vetë Shaqiri ai që mori përgjegjësinë dhe e konkretizoi saktë goditjen nga pika e bardhë, duke e çuar rezultatin në 1-0 për Baselin.

Ky është goli i parë që Copenhagen pëson në këtë edicion të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve. Kujtojmë që skuadra daneze kishte eliminuar Dritën në raundin e dytë me rezultat të përgjithshëm 3-0.

Shaqiri, së bashku me Albian Ajetin, po udhëheqin skuadrën zvicerane drejt një objektivi të rëndësishëm: kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Ndeshja po zhvillohet në “St. Jakob-Park” dhe pritet të sjellë emocione deri në fund.