Yll Hoxha në mes tre mundësive: Feronikeli, Liria apo Vushtrria?

Yll Hoxha
Yll Hoxha

Yll Hoxha i sapo ndarë nga FC Suhareka, është në kontakt me tre skuadra pretenduese për Superligë, se me cilën palë do të përshtatet dhe të arrijë marrëveshje pritet të mësohet orëve në vazhdim, mëson Kërlaçki.

Me gjithë moshën 37-vjeçare, mbrojtësi i majtë aftësi të sulmuesit të krahut, ende është i kërkuar dhe atë nga skuadra pretendente të Ligës së parë, kompeticion ky që këtë edicion do të jetë më i zjarrti ndonjëherë, sidomos pas unifikimit të dy grupeve dhe garës ndërmjet 18-skuadrave, e me shumë rivalitet për ngjitje në Superligë.

Hoxha, në edicionin e mbyllur në Superligë, ka regjistruar 29 paraqitje. Angazhimi i tij për cilën do nga tre skuadrat pretenduese, Feronikeli, skuadër me të cilën kishte fituar gjithçka çfarë mund të fitohet (2017-2021), Liria apo Vushtrria, do të ishte siguri absolute në krahun e majtë të fushës.