Zulte Waregem prezanton Serxho Ujka nga kampionët e Shqipërisë, Eganita

Zulte Waregem prezanton Serxho Ujka nga kampionët e Shqipërisë, Eganita
Serxho Ujkaj

Egnatia ka konfirmuar, ndërsa klubi belg Zulte Waregem ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit shqiptar Serxho Ujka (26), i cili vjen nga kampionët e Shqipërisë. Ujka ka nënshkruar  kontratë për dy sezone me mundësi rinovimi edhe për dy vite të tjera, duke e lidhur me klubin belg deri në vitin 2027, ka njoftuar klubi belg, përcjellë Kërlaçki.

Mesfushori me këmbë të djathtë ishte një nga figurat kyçe të Egnatias në sezonin e fundit, ku përveç titullit kampion, luftoi me ekipin për një vend në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Ai ka një karrierë solide në Shqipëri, me 58 ndeshje të zhvilluara për FK Bylis dhe 108 paraqitje me fanellën e KF Laçit. Me Egnatian, Ujka u aktivizua si titullar në 42 ndeshje dhe kontribuoi me 5 gola dhe 11 asistime në sezonin e fundit, duke qenë një faktor vendimtar në suksesin e klubit nga Rrogozhina.

Ky është transferimi i tij i parë jashtë vendit për të.

“Kjo është aventura ime e parë jashtë Shqipërisë, dhe mezi pres të nis këtë kapitull të ri,” deklaroi Ujka për faqen zyrtare të klubit.

“Kam zhvilluar disa biseda me drejtuesit e Zulte Waregem dhe kam marrë një ide të qartë për projektin që po ndërtojnë. Shpresoj që me stilin tim entuziast të lojës të jap kontributin tim”, ka përfunduar prononcimin e tij, Ujkaj, përcjellë Kërlaçki.

Ndërsa drejtuesit sportivë të klubit janë shprehur të kënaqur për afrimin e tij.

“Jemi shumë të lumtur që arritëm ta bindim Serxhon për projektin tonë. Ai është një mesfushor me statistika të shkëlqyera ofensive dhe me një profil fizik të fortë, që mund të jetë shumë i dobishëm në Jupiler Pro League.”

Më parë në skuadrën belge është paraqitur një shqiptar, pa arritur në ekipin e parë, Kristi Kullaj, i cili më vonë u pati paraqitur edhe për Feronikelin në Kosovë.

Ujka
Serxho Ujka me fanellën e Zulte Waregem

Zulete Waregem e sapo ringjitur në elitën e futbollit belg

Në sezonin 2024–25, Zulte Waregem garoi në Challenger Pro League (kategoria e dytë belge), ku u rendit në vendin e parë dhe arriti ngjitjen në elitën belge të futbollit.

Zulte Waregem, i njohur ndryshe si “Essevee”, është një klub profesionist belg nga Waregem, Flandra Perëndimore, i themeluar në korrik 2001 pas bashkimit të Zultse VV dhe KSV Waregem. Stadiumi i tyre është Elindus Arena (më parë Regenboogstadion) me kapacitet prej rreth 12 400 vendesh. Trajner është Sven Vandenbroeck, i emëruar në qershor 2024 . Ekipa mban ngjyrat e kuqe e të gjelbër dhe ka fituar Kupën e Belgjikës dy herë, ndërkohë që më e larta në kampionat ka qenë vendi i dytë gjatë sezonit 2012–13.