
Dinamo City ka bërë një goditje të bujshme në merkato, duke firmosur me sulmuesin e njohur kosovar, Bernard Berisha.
Presidenti Adrian Bardhi ka arritur të bindë lojtarin me përvojë ndërkombëtare që t’i bashkohet skuadrës kryeqytetase, duke e veshur me fanellën blu.
Berisha, i cili ka qenë pjesë e Kombëtares së Kosovës dhe ka luajtur për disa vite në kampionatin rus, sjell me vete eksperiencë dhe cilësi për repartin ofensiv. Futbollisti 32-vjeçar nuk është i panjohur për futbollin shqiptar, pasi më herët ka mbrojtur ngjyrat e Besës së Kavajës dhe Skënderbeut të Korçës, duke lënë gjurmë në të dyja klubet.
Prania e tij pritet të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën e trajnerit Ilir Daja, ndërsa Dinamo City synon të forcojë pozitat në garën për kreun e kampionatit dhe për të rikthyer titullin e munguar tash e disa vite.