
Drita ka arritur marrëveshjen me sulmuesin me përvojë, Kristal Abazaj, i cili do të bashkohet me skuadrën për dy sezonet e ardhshme.
Ky transferim vjen si një shtesë e rëndësishme për repartin ofensiv të ekipit.
Abazaj është një futbollist me cilësi dhe eksperiencë në nivele të ndryshme, që pritet të shtojë shumë në performancën e ekipit.
Lojtari ka firmosur një kontratë dyvjeçare me klubin dhe tashmë është i gatshëm të nisë përgatitjet me skuadrën e re.
Me këtë përforcim, Drita tregon ambicien për të qenë dominuese edhe në edicionin e ri.
