ZYRTARE | Ferizaj prezanton transferimin e ri!

Ferizaj
Ferizaj

Mesfusha e Ferizajt është forcuar edhe më tej me afrimin e lojtarit të ri, Vigan Ademi.

Ademi, i cili deri tani ishte pjesë e skuadrës Prishtina e Re, është prezantuar të enjten nga klubi ferizajas.

Nga sot ai do të mbajë fanellën e Ferizajt, me synimin që të ndihmojë skuadrën drejt rezultateve pozitive.

“KF Ferizaj e mirëpret Ademin në familjen bardhekaltër, duke i uruar shumë suksese dhe paraqitje të suksesshme me fanellën e re”, shkruan mes tjerash në njoftim Ferizaj.

Skuadra e Arsim Abazit mposhti kampionin në fuqi, Dritën, në xhiron e parë të Superligës.

Golin e fitores e realizoi Jakup Berisha.

vigan ademi
vigan ademi