ZYRTARE: Liverpooli prezanton transferimin 95 milionësh, Hugo Ekitike!

Hugo Ekitike
Hugo Ekitike

Liverpooli ka prezantuar zyrtarisht të mërkurën sulmuesin 23-vjeçar, Hugo Ekitike.

Ekitike iu bashkua Eintracht Frankfurtit në vitin 2024 për një shumë prej 16.5 milionë eurosh, ndërsa tani ka kompletuar kalimin te kampionët e Anglisë për 95 milionë euro, pasi kreu me sukses testet mjekësore.

Gjatë sezonit të tij të parë me Frankfurtin (2024/25), ai shkëlqeu me 22 gola dhe 12 asistime në 48 ndeshje.

Ai ishte ndër lojtarët kyç në sigurimin e vendit të tretë në Bundesliga dhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Ekitike është përforcimi më i fundit i Liverpoolit në këtë afat kalimtar, pas afrimeve të Jeremie Frimpongut, Milos Kerkezit, Giorgi Mamardashvilit dhe Florian Wirtzit.

Hugo Ekitike
Hugo Ekitike