Serie A prezanton rregullat e reja: „Regulli i Pesë Sekondave“ në fokus
Në kuadër të rregullave të reja që do të hyjnë në fuqi për sezonin 2026/27 në Serie A, një nga ndryshimet më të spikatura është ajo e njohur si “Regulli i Pesë Sekondave”. Kjo rregull ka për qëllim kryesor të reduktojë humbjen e kohës gjatë lojës, duke rritur kështu kohën efektive të lojës. Një rezultat i tillë u arrit që në ditën e parë të sezonit, ku sipas analizave të gazetarit Matteo Di Giangi, koha mesatare e lojës për 10 ndeshje arriti në rreth 58 minuta, krahasuar me 52.5 minuta në të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar.
Si funksionon „Regulli i Pesë Sekondave“?
Ky rregull i ri u lejon gjyqtarëve të ndërhyjnë në rast se ndonjë lojtar tenton të vonojë ekzekutimin e goditjeve këndore. Në rastin e një goditjeje këndore, gjyqtari do të kërkojë nga lojtari që të kryejë goditjen, duke filluar një numërim mbrapsht vizual prej pesë sekondash. Nëse goditja nuk ekzekutohet brenda këtij afati, skuadra kundërshtare merr një goditje këndore.
Të njëjtat procedura vlejnë edhe për hedhjet nga jashtë. Kur gjyqtari vëren se një lojtar është duke vonuar qëllimisht rinisjen, ai do të fillojë një numërim mbrapsht prej pesë sekondash, duke e sinjalizuar atë me dorë. Nëse hedhja nuk realizohet brenda këtij afati, topi kalon te ekipi kundërshtar.
Një rregull tjetër, i njohur si „Rregulli i Tetë Sekondave“, i cili ishte futur në sezonin e kaluar, i ofron portierëve një afat prej tetë sekondash për të lëshuar topin e kontrolluar me duar. Pas tre sekondave, gjyqtari do të sinjalizojë me një numërim mbrapsht për pesë sekondat e fundit. Pas përfundimit të këtij afati, një goditje këndore i jepet edhe në këtë rast ekipit kundërshtar.
Rregulli i Dhjetë Sekondave për Zëvendësimet
Një tjetër ndryshim i rëndësishëm që synon të reduktojë humbjen e kohës dhe të përshpejtojë rinisjet, është ai i zëvendësimeve. Një lojtar që zëvendësohet duhet të largohet nga fusha brenda 10 sekondash pas shfaqjes së numrit të tij në tabelën elektronike ose sinjalit të gjyqtarit. Ai duhet të largohet nga pika më e afërt e vijës kufitare, përveç rasteve kur gjyqtari urdhëron ndryshe, si për arsye sigurie apo në rast lëndimi. Nëse lojtari kalon këtë afat prej 10 sekondash, ai duhet të largohet nga fusha përfundimisht, por zëvendësuesi nuk do të mund të hyjë menjëherë: ai duhet të presi një minutë dhe do të hyjë në fushë gjatë ndërprerjes së ardhshme të lojës.
Me këto rregulla të reja, Serie A tregon angazhimin e saj për të ofruar një lojë më dinamike dhe tërheqëse për tifozët, dhe është e sigurt që do të sjellë një përmirësim në cilësinë e lojës.


